Lajme
Platforma “Kosova Ideas”: Rezultatet e para, trimëruese
Platforma “Crowd founding Kosovaideas.com” mbështet të gjitha projektet, angazhimet qytetare dhe është platformë e parë që lidh njerëzit me komunitetet e tyre brenda dhe jashtë vendit, si dhe lidh njerëzit në të gjithë globin
“Kosova Ideas” një organizatë e themeluar në muajin mars të këtij viti, ka mbajtur sot një konferencë lidhur me platformën e re “Crowdfunding kosovaideas.com”, përmes së cilës do të përkrahen 6 projektet e para me 40 000 euro.
Platforma “Crowd founding Kosovaideas.com” mbështet të gjitha projektet, angazhimet qytetare dhe është platformë e parë që lidh njerëzit me komunitetet e tyre brenda dhe jashtë vendit, si dhe lidh njerëzit në të gjithë globin, raporton Ekonomia Online.
Ky projekt është realizuar me qëllim që të mbështeten dhe të nxiten të rinjtë për të punuar në Kosovë.
Diana Nokaj koordinatore e projektit “Kosova Ideas”, tha se kjo konferencë po mbahet për nderë të përmbylljes së 6 projekteve që kanë përfunduar me sukses.
“Shpërndarja e fondeve të një projekti është, ku 90 për qind e fondeve shkojnë për realizimin e projektit dhe 10 për qind shkojnë për mbështetjen e platformës ‘Kosova Ideas’…”, tha ajo.
Vllaznim Xhiha, njëri nga themeluesit e “Kosova Ideas” tha se e rëndësishme është qasja e diasporës në projekte dhe kjo është një mundësi e mirë për ta.
albinfo.ch, si partnere e kësaj platforme ka pasqyruar aktivitetet e saj që nga themelimi.
Kosovaideas.com synon dhe promovon projekte jo fitimprurëse, duke filluar nga muzika te teatri, filmi, artet vizuale, transferimi i dijes, sporti, shtetësia dhe lagjja, barazia gjinore, integrimi dhe bashkëpunimi ndërkomunal, paqja dhe toleranca, solidariteti dhe miqësia, shëndeti dhe mirëqenia, konsumi/ prodhimi i përgjegjshëm, energjia e pastër dhe e shpërndarë, natyra dhe mjedisi, ndërtesat e trashëgimisë kulturore, traditat e trashëgimisë kulturore.
Këto janë 6 projektet e përmbyllura plotësisht të platformës: Kampi veror për të rinj, Qendra Kulturore “Termokis”, “Tournant: The Movie”, Parku Kulturor “Ali Podrimja”, punëtoria për riparimin e klarineteve dhe flautave si deh projekti i arteve pamore me nxënësit e një shkolle fshati, shkruan albinfo.ch.
Në linkun më poshtë mund të shikoni rrjedhën e konferencës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













