Tematike
Platforma „2xJo“ në Lucern, të drejtat e njëjta për të gjithë
Përmes angazhimit të saj personal, Valentina Smajli, anëtare e kryesisë së Partisë Socialdemokrate, ka pjesë në meritën që parulla “2XJo” (në votimin për dëbimin e të huajve kriminelë) pati jehonë edhe në kantonin e Lucernit.
Valentina, fakti se qyteti i Lucernit votoi dy herë Jo për iniciativën e dëbimit, ka qenë megjithatë një befasi e këndshme. A mund të na japësh vlerësimin tënd se si mundi të ndodhte kjo, edhe përkundër një rezistence të medieve lokale?
Më ka gëzuar fakti se qyteti i Lucernit i ka refuzuar të dyja: iniciativën për dëbim (me 57.05%) dhe kundërpropozimin (51.36%). Kjo erdhi si meritë e secilit të angazhuar, i cili / e cila ka kontribuar në fushatën e sensibilizimit dhe sqarimit. Parti dhe organizata të ndryshme në kantonin e Lucernit patën krijuar një komitet kundër iniciativës për dëbim dhe kundër kundërpropozimit.
Qëllimi ka qenë dhënia e një sinjali të fortë politik. Na dukej e rëndësishme dhe e udhës që t`i shpjegojmë popullit të Lucernit se të dy propozimet mbillnin iluzione se në rast të një dëbimi do të zvogëlohej numri i kriminelëve dhe në këtë mënyrë do të realizohej diçka pozitive.
Prej nga buron motivimi yt personal për angazhimin tënd të fuqishëm për postulatin “2xJo”?
Gjatë fushatës për votim mua më preokuponte diçka thelbësore – barazia e të drejtave, që të gjithë kryesit e veprave penale të dënohen njësoj, pavarësisht nga prejardhja e tyre. Kjo, sepse të drejtat që dalin nga shteti i të drejtës nuk duhet të konsiderohen si privilegj vetëm për vendësit.
Mënyra se si i trajtojmë viktimat dhe dorasit është megjithatë një çështje që ka të bëjë me bashkëjetesën. Një shoqëri e civilizuar si Zvicra kërkon formula zgjidhjeje përmes preventivës dhe riintegrimit. Ndoshta unë me angazhimin tim në shoqërinë civile kam mundur të kontribuoj në një masë për sensibilizim.
Në dritën e faktit se viti 2011 është shpallur vit evropian i punës vullnetare, unë uroj qe krahas solidaritetit me njëri tjetrin, të përfshijmë edhe angazhimin qytetar shoqëror me moton “të drejtat universale të njeriut të jenë detyruese për të gjithë”.
Marrë nga: http://www.sosf.ch/cms/front_content.php?idcatart=3449&lang=1&client=1
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









