Shkurt.ch
Planifikon të kërcejë nga hapësira kozmike në tokë!
Baumgartner synon të thyejë rekordin e Joe Kittinger, të realizuar në vitin 1960, duke u lëshuar me parashutë nga lartësia 31.000 metra
Ka kërcyer shumë herë nga ndërtesat më të larta në botë, ka kaluar Kanalin Armel me një fluturake me karbon, ka kërcyer edhe nga aeroplani. Përse të mos kërcejë edhe nga hapësira?
Kështu ka menduar 41 vjeçari Felix Baumgartner, sportist ekstrem nga Austria. Dhe jo vetëm ka menduar. Ai, prej pesë vitesh po përgatitet për një rast të tillë. Ka kaluar tashmë të gjitha testet për qëndrueshmëri në kushtet e hapësirës, të parapara për astronautët.
Duhet pasur parasysh se në lartësinë nga e cila dëshiron të kërcejë Baumgartner, mbretërojnë temperatura rreth minus 70 gradë celsius. Për këtë arsye ai, për aksionin e tij të çmendur do të veshë pajisjet e astronautëve.
Baumgartner me këtë veprim synon të thyejë rekordin të cilin e pati vënë amerikani Joe Kittinger, në vitin 1960, duke u lëshuar me parashutë nga lartësia 31.000 metra. Austriaku do të lëshohet nga stratosfera, gjegjësisht nga lartësia 36.000 metra, ku mendon të ngjitet me balonë me helium.
Me këtë rast ai do të duhej të thyente katër rekorde: rekordin për fluturimin më të lartë me balonë, për kërcimin nga lartësia më e madhe, për tejkalimin e shpejtësisë së zërit në rënie të lirë dhe për kërcimin që do të zgjasë më së shumti, rreth 5.30 minuta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









