Kosova

Plagoset këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku

Të shtëna me armë pati mbrëmjen e sotme në Veternik. Si pasojë e këtyre të shtënave i plagosur ka mbetur një person.

Sipas burimeve të Indeksonline, personi i plagosur është anëtari i Nismës, këshilltari i Fatmir Limajt, Luan Maloku.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është theksuar se i plagosuri është transportuar në drejtim të QKUK-së dhe gjendja shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

“Mën 17.12.2019, rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik-Prishtinë. Njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Kelani për Indeksonline, përcjell albinfo.ch.