Lajme
Të paktën tre të vdekur nga të shtënat në qendrën tregtare në Oklahoma
Të paktën tre persona janë vrarë nga disa të shtëna në një Walmart në Oklahoma, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas Patrullës së Autostradës në Oklahoma, një burrë i veshur me të zeza, hapi zjarr brenda Walmart në Duncan, i cili ndodhet në 3393 North 81 Highway.
Departamenti i Policisë Duncan ka konfirmuar se sulmuesi është i vdekur.
Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së hënës (sipas kohës lokale), dhe autoritetet erdhën në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta më vonë.
Shkollat publike në Duncan janë të gjitha të mbyllura pas këtij rasti.
“Si gjithmonë, ne jemi duke ndërmarrë çdo masë paraprake për të mbrojtur stafin dhe studentët tanë. Në këtë kohë, të gjitha shkollat janë të mbyllura për shkak të këtij rasti”, thanë autoritete lokale, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












