Kuriozitete
Pjetër Markut i kthehet kuleta që e kishte humbur 10 vite më parë
Ditë më parë atij i kthehet portofoli me të gjitha që kishte pasur brenda, përfshirë edhe një bankënotë të vjetër prej 20 frangash, e cila për të kishte vlerë të madhe emocionale
Pjetri, një burrë 46 vjeçar që jeton në Brugg (AG) e kishte humbur portofolin e tij në një kantier pune, në vitin 2007. Ai kishte harruar kaherë rastin e kuletës së zhdukur në kohën kur po punonte si montator në një kantier ndërtimi në Härkingen të Solothurnit, shkruan 20minuten.ch. Atëbotë, më shumë se e gjithë ajo çfarë kishte në kuletë, i ishte dhimbsur bankënota 20 frangëshe, transmeton albinfo.ch. “Ishte me ngjyrë të kaltër, nga gjenerata paraprake”, thekson Marku, i cili e kishte ruajtur atë kartëmonedhë si një kujtim që nga viti 1989.
“Në atë kohë unë kisha ardhur nga Kosova në Zvicër dhe me vete kisha vetëm këto 20 franga”, sqaron ai. Pjetri pastaj nuk e ka shpenzuar më këtë bankënotë dhe me kalimin e kohës ajo ka fituar një vlerë të madhe emocionale.
Së bashku me kolegët e punës kishin kontrolluar gjithë “baushtellin”, pa sukses. “Shpresa se do ta kisha sërish portofolin tim në duar më humbi shpejt”, thotë Marku.
Por, çudia ndodhi pak ditë më parë kur atë e telefonuan nga qendra e paketimit, transmeton albinfo.ch. Një punëtor i atjeshëm i tha se kuleta e tij ishte gjetur nën një makinë.
Marku fillimisht mendoi se bëhej fjalë për ndonjë keqkuptim. “Iu përgjigja se unë kuletën time e kisha në xhep”. Por shpejt kuptohet se bëhej fjalë për kuletën e humbur para 10 vitesh. Ai shkoi në Härkingen dhe e mori atë. Dhe ç`të shihte! Nga 500 frangat që i kishte pasur atëbotë, nuk mungonte asnjë cent, përcjell albinfo.ch. Po ashtu aty ishin edhe dokumentet e identitetit, kartelat e bankës etj.
“Më së shumti më gëzoi, natyrisht, fakti se bankënota prej 20 eurosh ishte ende brenda”, thotë Marku. Ai, nga e gjithë kjo ka nxjerrë tashmë një përfundim: “se zviceranët janë njerëz me të vërtetë të ndershëm”.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














