Lajme
Pjesëmarrja në luftërat e huaja, vepër penale
Pas Kosovës edhe Maqedoni, pritet të miratojë një Ligj kundër pjesëmarrjes së qytetarëve të saj nëpër luftërat e huaja. Pjesëmarrja konsiderohet vepër penale
Vendimi që ka marrë Qeveria e Kosovës për t’i ndjekur penalisht vullnetarët që do të marrin pjesë në luftërat e huaja, ka motivuar edhe Qeverinë e Maqedonisë që të marrë të njëjtit vendim. Qeveria në Shkup po përgatitet ta nxjerr të ligj me të cilin do t’i ndjek penalisht vullnetarët në Siri.
Kërkesa është iniciuar nga Lidhja Demokratike (LD), e ish- ministrit të brendshëm Pavle Trajanov, një parti që është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE. Kjo parti kërkon që në kuadër të Kodit Penal të aplikohen masa ndëshkimore për të gjithë pjesëmarrësit në luftërat e huaja.
Një nismë e tillë është bërë në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi dhe pritet të aplikohet edhe në Kosovë. Këto masa janë nxitur pas numrit të madh të qytetarëve nga Maqedonia që luftojnë përkrah forcave të kryengritësve në Siri, raport INA.
Ndryshe, dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës miratoi një Projektligj kundër pjesëmarrjes së kosovarëve nëpër konfliktet e armatosura jashtë territorit të saj. Ky ligj kryesisht ka të bëj me vullnetarët kosovarë në luftën e Sirisë, të cilët sipas ligjit, rrezikojnë nga 15 vjet burg.
Ky projektligj është prezantuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili tha se projektligji bëhet me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe të sigurisë kombëtare.
“Ligji përcakton veprën penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtritë ose policitë e huaja, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Rexhepi.
Ndërsa Naim Shala, drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kosovë, ka thënë se Projektligji kosovar i sanksionon edhe ata që rekrutojnë ose financojnë pjesëmarrjen në luftërat e huaja.
“Neni 3 e saktëson që kush organizon, rekruton, udhëheq apo trajnon personat ose grupet e personave, me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtri të huaj, polici, në organizata paraushtarake, parapolicore, apo në formë individuale, dënohet me dënimin prej 5 deri në 15 vjet burg”, ka thënë ai.
Në paragrafin 2, siç thotë ai për REL, është përcaktuar që kushdo që kërkon, mbledh, fsheh fonde me dashje, me qëllim të mbështetjes së këtyre personave, për bashkim, dënohet me dënim prej 3 deri në 15 vjet burg.
Ndryshe, kohën e fundit janë deklaruar hapur disa kosovarë që po marrin pjesë në luftën qytetare në Siri. Madje, disa kosovarë janë konfirmuar të vrarë në luftimet e përgjakshme ndërmjet rebeleve dhe forcave të Bashar Al Asadi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












