Kosova
Pjesëmarrja e sotme në zgjedhje, më e ulët se e viteve të kaluara
Në krahasim me vitet e kaluara, në zgjedhjet e sotme lokale është parë një pjesëmarrje më e ulët e qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit.
Derisa sot deri në orën 15:00 në vend kanë votuar rreth 26,8 për qind e qytetarëve që kanë të drejtë vote, gjatë vitit të kaluar deri në këtë kohë kishin votuar 32,32 për qind e qytetarëve, gjatë vitit 2019 kishin votuar 29.2 për qind e qytetarëve, ndërsa gjatëvitit 2017 kishin votuar 27,7 për qind e qytetarëve.
Komunat me shumicë serbe prijnë sa i përket numrit të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.
Komuna e Zveçanit radhitet e para me daljen më të madhe të qytetarëve në votime.
56,91 për qind apo 3 mijë e 915 e qytetarëve kanë votuar deri tani në këtë komunë.
Ndërsa, pas saj për numrin më të madh të qytetarëve që kanë dal për të votuar radhitet Mitrovica Veriore me 55,03 për qind apo 9 mijë e 751 qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Sipas Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat e tjera.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













