Lajme
Pirja e duhanit mund të shkaktojë diabet
Në të vërtetë, duhanpirësit kanë një rrezik 30-40% më të madh të zhvillimit të sëmundjes sesa joduhanpirësit dhe sa më i lartë numri i cigareve të tymosura në ditë, aq më i madh është rreziku për t’u bërë diabetik.
”Për më tepër, duhanpirësit me diabet kanë një menaxhim të vështirë të sëmundjes (kontroll më të ulët të glicemisë) dhe rrezik më të madh të ndërlikimeve të tilla si infarkti i miokardit, retinopatia ose probleme me veshkat”, raporton Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan ANSA.
“Studimet kanë bërë një analizë të plotë të duhanpirësve me rrezikun e diabetit, domethënë me duhanpirësit ‘e rëndë’ (më shumë se 25 cigare në ditë), të cilët kanë më shumë rrezik për diabet sesa duhanpirësit ‘e lehtë’ (jo më shumë se 10 cigare në ditë)”, shpjegon Francesco Purrello, president i Shoqatës Italiane të Diabetologjisë.
”Ka disa mekanizma që shpjegojnë se si pirja e duhanit mund të çojë në diabet”, thotë eksperti.
”Nikotina vepron në qelizat pankreatike që prodhojnë insulinën duke krijuar një gjendje inflamimi kronik që rrit rezistencën e insulinës (mosfunksionimi i insulinës), në bazë të shfaqjes së diabetit. Pirja e duhanit, dieta dhe pasiviteti fizik, mund të ndryshojë rrjedhën e shëndetit të një personi”, thekson Purrello.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












