Lajme
Pianisti Kosti Deti mban koncerte në Vjenë, Munih, Salzburg, Tiranë, Pragë
Kosti Deti komentohet si një instrumentist shumë i talentuar në piano. Vitet e fundit ishin pa dyshim të sukseseve për të, duke “rrëmbyer” shumë çmime të rëndësishme në këtë fushë dhe duke realizuar suksese të shumta, shkruan albinfo.at.
Së fundmi ai ka prezantuar disa koncerte, të cilat do t’i performojë gjatë muajve shkurt dhe mars.
“Jam shumë i emocionuar për disa nga koncertet e mia “Shkurt – Mars 2024” në teatrot më prestigjoze në Evropë.”
Koncertin e parë do ta mbajë në Vjenë të Austrisë – Organizata e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, “OKB” Salla e Madhe.
Koncerti i dytë do të mbahet në Mynih të Gjermanisë, në Gosteing, Teatri Kombëtar i Filarmonisë së Mynihut, Salla X
Koncerti i tretë do ta mbahet në Salzburg të Austrisë, në teatrin Mozarteum, Salla Vieneze.
Koncertin e katërt do të mbajë në Tiranë të Shqipërisë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Salla e Madhe
Koncerti i pestë do të mbahet në Pragë, në Republiken Çeke, në Rudolfinum, në Teatrin Kombëtar të Filarmonisë Çeke, Salla Suk.
Koncerti i gjashtë do të mbahet sërish në Vjenë të Austrisë, në Pallatin Ehrbar, Wiener Ehrbar Sal, Salla e Madhe.
Kosti ka bërë me dije se së shpejti do të publikojë datat dhe oraret e koncerteve./Albinfo.at.
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











