Lajme
Pfizer teston dozën e tretë të vaksinës te fëmijët
Kompania amerikane farmaceutike ‘Pfizer’ dhe partneri i saj gjerman, ‘BioNTech’, po planifikojnë të shtojnë një dozë të tretë në provat klinike të vazhdueshme të vaksinës së koronavirusit për fëmijët e vegjël nga 6 muaj deri në 4 vjeç.
Kompanitë njoftuan të premten se një dozë e tretë e vaksinës do të testohet dhe do të administrohet 2 muaj pas dozës së dytë.
Kjo do të thotë se rezultatet e pritura më parë për këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm ka të ngjarë të vonohen, ndërsa kompanitë i presin ato në gjysmën e parë të 2022-s.
Vendimi u mor pasi të dhënat fillestare treguan se fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç nuk iu përgjigjën aq mirë vaksinës sa iu përgjigjën adoleshentët dhe të rriturit 16 vjeç e lart dhe fëmijët midis 6 dhe 24 muajsh.
“Asnjë shqetësim nuk është identifikuar deri më tani”, raportuan kompanitë, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Sipas kompanive, në studim marrin pjesë rreth 4500 fëmijë nga 6 muajsh deri në 11 vjeç nga disa vende.
Vaksina është miratuar për fëmijët e moshës 5 vjeç e lart në SHBA dhe vendet e BE-së.
BioNTech dhe Pfizer do të kryejnë studime për një dozë të tretë vaksine për fëmijët midis moshës 5 dhe 12 vjeç.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











