Lajme
Pfizer do të kërkojë autorizimin për vaksinën e tretë për personat mbi 18 vjeç
Këtë javë ka zhvillime të rëndësishme në betejën ndaj COVID-19. Kompania farmaceutike Pfizer pritet të kërkojë autorizimin për vaksinën e tretë për personat e moshës 18 vjeç e lart. Ky lajm bëhet i ditur, ndërsa Shtetet e Bashkuara hapën më në fund kufijtë për shtetasit e vaksinuar të dhjetëra vendeve. Falë këtij vendimi, shumë familje po ribashkohen me njëra-tjetrën, sikurse tregojnë pamjet në aeroportin ndërkombëtar të Nju-Jorkut. Ndërkohë heqja e kufizimeve ka krijuar radhë në kufirin me Kanadanë.
Rikthimi në normalitet po nxitet nga përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për vaksinimin. Fëmijët mbi 5 vjeç po marrin ndërkohë dozën e tyre të parë të vaksinës. Në Nju-Jork janë ngritur qendra të përkohshme vaksinimi në shkollat publike. Në Çikago, shkollat do të mbyllen këtë të premte për t’u dhënë prindërve kohën e duhur që të vaksinojnë fëmijët. Departamenti i Drejtësisë reagoi ndaj një vendimi të gjykatës për të bllokuar përkohësisht zbatimin e urdhërit të administratës së Presidentit Biden për vaksinimin e detyrueshëm në kompanitë me mbi 100 punonjës. Departamenti tha se bllokimi i urdhërit do të kushtojë ndoshta dhjetëra apo edhe qindra jetë çdo ditë. Kongresi e ka dhënë autorizimin me ligj mbi 50 vjet më parë.
Pra, ky është një autoritet që ne besojmë se i takon Departamentit të Punës, tha Karine Jean-Pierre, zv. sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, urdhërat për vaksinimin vazhdojnë të priten me zemërim. Në Los Anxhelos po protestohet kundër vaksinimit të detyrueshëm të punonjësve të qytetit. Administrata për Sigurinë e Transporteve thotë se 40% e punonjësve të saj janë të pavaksinuar. Por, sipas një burimi të kanalit ABC News, shkarkimet e punonjësve federalë që nuk do të jenë vaksinuar deri më 22 nëntor nuk do të ndikojnë në udhëtimet me avionë për festën kombëtare të Ditës së Falënderimeve./VOA
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












