Lajme
Pezullimi i liberalizimit të vizave frenon azilkërkuesit nga Ballkani
Cecilia Malmstrom deklaroi se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme”
Ministrat e Brendshëm të disa vendeve të BE-së u takuan të enjten në Luksemburg për të diskutuar mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për disa vende të Ballkanit. Ministrat e BE-së kanë argumentuar se pezullimi i përkohshëm i vizave është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil.
Komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom deklaroi se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” që kur Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengenit.
Në konferencën për shtyp, që u zhvillua pas takimit, Malmstrom bëri të ditur se brenda 10 ditësh do të vizitojë Tiranën, ku do të zhvillohet një takim ndërministror për të diskutuar rreth masave për parandalimin e azilkërkuesve.
“Shumë vende të BE-së janë të shqetësuara. Ky proces është shumë i rëndësishëm për të rritur kontaktet mes njerëzve. Është një proces që duam ta zgjerojmë dhe ta vazhdojmë. Numri i azilkërkuesve është rritur me 75% që nga viti i kaluar. Do ta diskutojmë këtë në Tiranë, në nëntor. Do t’ju kërkojmë vendeve të Ballkanit perëndimor që të bashkëpunojnë me ne përveç përmirësimit të rregullave të brendshme”, transmetojnë mediat e Tiranës deklaratën e Malmstrom.
Ministrja e Brendshme e Qipros, që mban presidencën e radhës të BE-së, i bëri apel vendeve të Ballkanit që të marrin masa kundër abuzimeve me viza, pasi shifrat e azilkërkuesve janë shqetësuese.
Ministrat e BE-së thonë se shumica e azilkërkuesve nxiten nga motivet ekonomike. Sipas ministrit suedez për Emigracionin, rreth 15 mijë kërkesa për azil politik janë të pabaza, ndërsa vendi më problematik është Serbia.
Belgjika, Luksemburgu, Gjermania, Franca, Austria dhe Holanda i kanë dërguar një letër Brukselit për t’i kërkuar një përshpejtim të aktivizimit të mekanizmit të sigurisë, që u propozua fillimisht nga Komisioni Evropian dhe që lejon rivendosjen e përkohshme të vizave në rrethana të jashtëzakonshme.
Si do që të jetë, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian aktualisht po diskutojnë për legjislacionin, që do të lejonte rifutjen e përkohshme të vizave në situata të caktuara.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











