Kosova

Petkoviq për Pashkë në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Serbi Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën do të qëndrojë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve ortodokse. Ai do marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Deçanit, shkruan Klankosova, përcjellë albinfo.ch.

Petkoviqi, sipas njoftimit, do të marrë pjesë edhe në festën e Pashkëve me fëmijët dhe stafin e manastirit të Dragancit afër Gjilanit nesër në ora 11:00. Ndërkaq, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për të mësuar nëse Petkoviqi ka marrë leje për këtë vizitë. Deri në kohën e publikimit të lajmit, nuk kemi marrë përgjigje, përcjellë albinfo.ch.