Futboll
Petkovic tregon arsyen e zëvendësimit të Xhakës
Zvicra nuk ka arritur të triumfojë para shikuesve të vetë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
Zviceranët gjashtë minuta para përfundimit të takimit kishin epërsi prej tri golave, por që fund ndeshja përfundoi e barabartë 3:3.
Trajneri Vladimir Petkovic ishte kritikuar me rastin e ndërrimit të Granit Xhakës, i cili ishte golashënues dhe lojtari më i mirë në ndeshje.
Strategu ka treguar arsyen se pse zgjodhi ta zëvendësoj futbollistin shqiptar duke treguar se kishte pësuar një lëndim.
“Graniti nuk mund të vazhdonte në fushë sepse ishte duke vuajtur nga një lëndim. Ai kërkoi zëvendësimin dhjetë minuta më herët”, shpjegoi Vladimir Petkovic.
Megjithatë, 26-vjeçari pritet të luajë me Arsenalin kur të hënën do të takohet para shikuesve të vetë me Newcastle Unitedin, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
Ndryshe, Zvicra mbetet në pozitën e dytë me katër pikë në renditje të grupit H, dy më pak se lideri Irlanda.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













