Shkurt.ch
Peticion për një pllakë përkujtimore kushtuar Iliasit të vrarë në Bazel
Një banor i lagjes Gotthelf në të cilën më 21 mars është therur me thikë vogëlushi 7 vjeçar Ilias M. ka iniciuar një peticion për vendosjen e një pllake përkujtimore në vendin ku është vrarë Ilias M.
Edhe pasi kanë kaluar më shumë se tri javë nga krimi në Bazel, në të cilin 75 vjeçarja A.F. me një thikë i shoi jetën 7 vjeçarit Ilias M., në vendin St.Galler-Ring një det prej lulesh vazhdon të na e kujtojë tragjedinë, shkruan bz.Basel. Por vjen një kohë që lulet dhe qirinjtë do të zhduken. Për këtë arsye, për të luftuar harresën, në vendin e krimit duhet të vendoset një pllakë përkujtimore, transmeton albinfo.ch. Këtë e kërkon një peticion i publikuar në platformën Petitio.ch.
“Unë dhe shumë njerëz tjerë kërkojmë me këtë peticion që qyteti i Bazelit në vendin e fatkeqësisë, në St.Galler-Ring në Bazel të ndërtojë një pllakë përkujtimore për Iliasin”. Me këtë fjali të vetme e shpreh dëshirën e tij iniciuesi i peticionit nga lagjja Gotthelf e Bazelit.
Mirëpo është e paqartë nëse qyteti do të tregojë mirëkuptim për këtë. Objektet përkujtimore publike, sipas rregullit, u kushtohen figurave dhe ngjarjeve historike, përcjell albinfo.ch. Por kjo nuk do të thotë se një pllakë përkujtiomore për Iliasin nujk ka shanse.
“Peticioni kërkon një vizion të plotë të organit kompetent për t’iu përgjigjur”, thotë zëdhënësi i qeverisë Marco Greiner për “bz Basel”. Varësisht se ku është ngritur kërkesa, kompetencën do ta ketë Qeveria ose parlamenti.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












