Sport
Pëson nokaut, vdes pas dy ditëve në spital
Boksieri italian kishte qëndruar dy ditë në koma dhe më pas ndërroi jetë
Boksi është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Italiani Christian Daghio ka vdekur në moshën 49-vjeçare pas një meçi kundër Don Pareuangit për titullin e kampionit në Tajlandë.
Në rundin e fundit të meçit mes këtyre të dyve, Daghio pësoi disa goditje të rënda nga Don Pareuang, të cilat përfunduan me nokaut. Pasojat ishin të rënda, përcjell albinfo.ch.
Përveç që e humbi mundësinë e shpallej kampion i botës, ai menjëherë u dërgua në spital pas këtij nokauti, ku për dy ditë mbeti në komë.
Dy ditë më vonë ai vdiq, pasi nuk arriti të shërohej nga dëmtimet serioze të trurit.
Kujdes, pamje të rënda:
https://www.youtube.com/watch?v=He6S5ieZIC0
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











