Lajme
Pësojnë rrugës për në Kosovë: Dy fëmijët vdesin, prindërit lëndohen rëndë
Babai, A. kishte vendosur të ngiste gjate natës për t`i ikur tollovisë. Dhe, pikërisht kjo iu kthye në tragjedi, kur një makinë hyri nga ana e gabuar dhe e goditi familjen në mënyrë fatale
Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen shqiptare nga Gjermania e cila po udhëtonte nëpër Austri për pushime drejt Kosovës. Një shofer i dehur që po voziste në anën e kundërt, të gabuar të autostradës afër qtetit Linz ka goditur makinën e familjes katër anëtarëshe. Dy fëmijët, vajza 9 vjeçe (D.) dhe djali 20 vjeçar (Sh.) vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa prindërit të lënduar janë transportuar në spital. Nëna (L.)ka pësuar lëndim më të rëndë. Shkaktari i aksidentit ka thyer vetëm një dorë.
Familja T. nga Wehr afër Stuttgart-it në natën e të mërkurës po udhëtonte drejt Kosovës. Babai, A. 47 vjeçar kishte vendosur të ngiste gjate natës për t`i ikur tollovisë dhe kolonave në autostradë . Dhe, pikërisht kjo iu kthye në tragjedi. Një burrë 54 vjeçar krejtësisht i dehur, pasi kishte ndaluar në një vendpushim, kishte hyrë në autostradë nga ana e gabuar, shkruan Passaer Neue Presse. Dikush e
kishte alarmuar policinë por ndërkohë, vetëm 3.5 kilometra më tutje, më e keqja ndodhi: familja kosovare pësoi rëndë.
Testi i bërë i alkoolit ka treguar se shkaktari i aksidentit kishte 1.4 promil alkool në gjak. Ai është ndaluar nga policia, i është marrë leja e ngasjes dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal për vrasje nga pakujdesia ë rrethana shumë të rrezikshme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











