Lajme
Pesë vjetët e fundit, më të ngrohtat në historinë e matjeve
Efektet e ngrohjes globale janë duke u përshpejtuar, sipas të dhënave më të fundit shkencore nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), lëshuar përpara samitit të klimës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
Analiza e Organizatës Meteorologjike paralajmëron se periudha pesëvjeçare nga 2014 deri në 2019 ishte më e ngrohta në historinë e matjeve, përcjell albinfo.ch.
Gjatë së njëjtës periudhë, nivelet e detit janë rritur ndjeshëm, me çlirimet e dioksidit të karbonit (CO2), duke arritur një rekord.
WMO thekson se përpjekjet për të zvogëluar lëshimin e gazit në atmosferë duhet të rriten menjëherë.
Temperaturat globale që nga viti 1850 janë rritur me 1.1 gradë celsius, dhe vetëm me 0.2 gradë celsius midis 2011 dhe 2015.
Sidoqoftë, më shqetësuese është ngritja e nivelit të detit, e cila ka arritur mesatarisht 3.2 mm në vit që nga viti 1993. Mesatarja në periudhën dhjetëvjeçare nga 2007 deri në 2016 ishte rreth katër milimetra.
Sipas studimit, ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu po ndikon në shtrirjen dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë valët e nxehtësisë dhe zjarret në pyje.
Qëllimi i raportit WMO është të informojë pjesëmarrësit në samitin e klimës së Kombeve Bashkuara në Nju-Jork.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













