Integrimi
Pesë shqiptarë, me 3 kg heroinë, nën dyshek!
Policia i ka arrestuar gjatë verës të pestët në vende të ndryshme të kantonit të Bernës dhe të Lucernit
Policia në Hergiswil të Lucernit ka kapur një bandë droge, e përbërë nga shqiptarët, te e cila ka gjetur 3.5 kilogramë heroinë, njofton prokuroria e përgjithshme e Lucernit.
Pesë dilerë droge janë arrestuar dhe në banesën e tyre janë sekuestruar qeset e drogës, të fshehura nën dyshek.
Njëri nga të kapurit tashmë është dëbuar dhe një tjetër është ndodhet në paraburgim. Tre të tjerët janë në burgun e hetimeve. Nga gjithsej pesë dilerët e dyshuar, katër kanë qëndruar ilegalisht në Zvicër.
Policia i ka arrestuar gjatë verës të pestët në vende të ndryshme të kantonit të Bernës dhe të Lucernit.
Shumicën e drogës, policia e ka konfiskuar në Hergiswil, nën një dyshek dhe në një qese bërlloku. Po ashtu, policët kanë gjetur dhe konfiskuar 25.000 franga me rastin e kontrolleve të bëra për të kapur të dyshuarit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











