Bota
Përurohet linja më e gjatë në botë, 19 orë fluturim
Një menu e shëndetshme, ndriçim i përmirësuar dhe një katalog i gjatë me filma.
Udhëtarët po përgatiten të ngjiten në bord në fluturimin më të gjatë në botë, një maratonë prej gati 19 orësh midis Singaporit dhe New Yorkut.
Dy pilotë dhe dy ndihmës pilotë nuk do të jenë aspak shumë si numër për të zëvendësuar njëri-tjetrin në intervale thuajse të njëjta për drejtimin e ”Airbus A350 900 ULR”, i cili do të përshkojnë 16 700 kilometra që ndajnë qytet-shtetin e Singaporit nga New Yorku.
Për këtë fluturim ”SQ22” të ”Singapore Airlines”, nisja e së cilit është njoftuar në orën 23:35 (15:35 GMT), aparati është programuar për të transportuar 161 persona, përfshirë 67 në klasin business, 94 në premium economy, por asnjë në klasin ekonomik.
”Aktiviteti i ekuipazhit, i cili numëron gjithashtu 13 persona në kabinë, do të ndahet midis tyre”, saktësoi ”Singapore Airlines”, në mënyrë që secili të mund të marrë pauzën e nevojshme prej katër orësh, transmeton rtk, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















