Lajme
Personat e pagjetur brengë e institucioneve
Ankthi i familjarëve të personave të pagjetur nuk ka përfunduar edhe 12 vjet pas luftës. Kosovës i mungojnë edhe 1786 persona.
Çështja e personave të zhdukur për herë të parë është diskutuar mes palës kosovare dhe serbe në rrethin e katërt të bisedimeve në Bruksel.
Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ka theksuar se angazhimi i institucioneve qeveritare në çështjen e zbardhjes së fatit të këtyre personave është i vazhdueshëm.
Gjetaj, tha se përkundër platformës është iniciuar edhe çështja e avancimit të bisedimeve në Bruksel, raporton Radio Kosova.
Me gjithë përpjekjet e institucioneve vendore për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur kjo çështje ende mbetet brengë e institucioneve.
Gjetaj ka theksuar faktin se janë bërë përpjekje që të shfrytëzohen të gjitha mundësit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Sipas tij obligim ka qenë edhe përgatitja e ligjit me të cilin përcaktohën punët e komisionit.
Kërkesat kryesore të Delegacionit të Kosovës, parashtruar palës serbe sa i përket çështjes së personave të zhdukur janë: Fuqizimi i procesit me ndërmjetësimin e BE-së, angazhimi më i madh i dy qeverive, dhe qasje në vendndodhjen e varrezave masive e në të dhënat e ushtrisë. Për këtë çështje Gjetaj, thotë se BE-ja nuk dëshiron të bëjë një paralelizëm të bisedimeve.
Ekspertët mjekoligjorë të EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore planifikojnë ta bëjnë vlerësimin e më shumë se tridhjetë vendeve të mundshme gjatë vitit.
Departamenti planifikon ta kryejë vlerësimin e vendeve dhe t’i bëjë zhvarrosjet në rajonin e Gjakovës, të Pejës, të Klinës, të Prizrenit, të Mitrovicës, të Skenderajt dhe të Podujevës.
Sipas Radio Kosovës, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, thotë se për vitin 2012 parashihet që të gërmohet në 35 lokacione .
Problem tjetër në procesin e identifikimit të personave të zhdukur është edhe mungesa e antropologëve. Gërxhaliu, bëri të ditur edhe për fillimin e konkursit për punësimin edhe të dy antropologëve të cilët më pastaj do të specializohen në fushën e identifikimit të eshtrave të njeriut.
Arsim Gërxhaliu, thot se rastet e këqija të identifikimeve mund të ndodhin. Por sipas tij, ky është problem dhe se tani është duke punuar në bazë të rezultateve që kanë bërë ekspertet e EULEX-it.
Ndërkaq, familjarët e të pagjeturve, kanë edhe një plagë më shumë. Në disa raste u është kërkuar të rihapin varrezat për ri-identifikim. Kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e nënave” Nysrete Kumnova, kundërshton në mënyrë kategorike hapjen e varreve, raporton Radio Kosova.
Kryetari i Asociacioneve të Familjarëve të personave të Zhdukur, Haki Kasumi, thotë se çështja e të zhdukurve është shumë e komplikuar dhe e dhimbshme e cila kërkon angazhim profesional dhe të përhershëm.
Komisionet ndërqeveritare të Kosovës dhe të Serbisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar, gjatë vitit 2011 kanë mbajtur vetëm katër takime, por pa rezultate.
Ndërsa, janë zhvilluar 35 gërmime në terren, ku janë gjetur mbetjet e 40 personave.
Poashtu, sipas ekspertëve të Departamentit të Mjekësësisë Ligjore janë identifikuar edhe 36 lokacione të tjera ku gjatë vitit 2012 pritet të bëhen gërmime. (albinfo.ch & Radio Kosova)
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











