Bota
Personalitete të ndryshme reagojnë pas dorëheqjes së kryeministres May
Kryeministria e Britanisë së Madhe, Theresa May, në njërin nga fjalimet e saj më të rëndësishme që e dha gjatë ditës së sotme paralajmëroi edhe dorëheqjen e saj.
Por kjo dorëheqje u përcoll me shumë reagime nga ana e personaliteteve të ndryshme.
Komisioni Evropian e ka cilësuar se dorëheqja e kryeministres May nuk ndryshon asgjë në pozicionin e të 27-tëve për marrëveshjen e arritur për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
‘’Ne do të respektojmë kryeministrin e ri, por asgjë nuk do të ndryshojë në qëndrimin e miratuar nga Këshilli Europian për marrëveshjen e largimit’’, deklaroi sot ndihmës zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se e respekton vendimin e May, pas dështimit të miratimit të planit për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
“Qeveria gjermane kërkon të ruajë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë britanike, po njësoj, pa asnjë ndryshim’’.
Edhe lideri i partisë Brexit e komentoi dorëheqjen e May.
‘’Dy liderë konservatorë me qëndrime pro-BE janë larguar deri më sot. Ose partia të nxjerrë mësime ose të shpërbëhet’’, tha Nigel Farage
Ish- ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se “erdhi koha për të vënë në zbatim Brexit-in”.
Në anën tjetër, edhe Partia Konservatore ka dhënë një koment.
”Pasuesi i kryeministres May do të emërohet deri më 20 korrik”, njoftoi Partia Konservatore me anë të një njoftimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













