Kosova
Përshkallëzimi mes Kosovës dhe Serbisë erdhi si pasojë e mosveprimit të BE-së
"Përshkallëzimi është bërë me qëllim", shkruan gazeta. Serbia e ka ditur se Gjuriq do të arrestohej. Edhe kësaj here ishte vepruar sipas skemës: politikanët në Evropën Juglindore krijojnë kriza dhe përfitojnë prej tyre në terrenin e brendshëm, duke u paraqitur si adminsitrues të krizës"

Zhvillimet dramatike në Kosoovë, me të cilat u karakterizua java që po shkon, kanë tërhequr me të madhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare dhe në veçanti të atyre të hapësirës gjermanofone. Ekspertja e Ballkanit, Adelheide Wolfli nga Austria ka publikuar sot në gazetën “Der Standard” një analizë lidhur me zhvillimet në fjalë dhe rrezikun që ato përfaqësojnë për situatën edhe ashtu të brishtë në Ballkanin Perëndimor.
“Serbia dhe Kosova po e shfrytëzojnë pavendosmërinë që Federica Mogherini po e tregon para marrëveshjes historike”, konstaton në fillim të tekstit të saj Wölfli.
Pas tërheqjes së Listës Serbe, Qeveria e Kosovës nuk e ka më shumicën. Lista në fjalë ka vendosur një ultimatum që, nëse deri më 20 prill nuk krijohet nga institucionet kosovare Bashkësia e paralajmëruar e Komunave Serbe (Asociacioni), atë do ta formojnë vetë serbët, pa ndihmën e qeverisë në Prishtinë. Ndërsa kjo e fundit ka paralajmëruar se në një rast të tillë do të ketë arrestime, transmeton albinfo.ch.
“Konflikt, mosbesim dhe retorikë armiqësore: ky është rezultati i përshkallëzimit që ndodhi gjatë kësaj jave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Vëzhguesit mendojnë se dialogu mes dy shteteve ka vdekur përfundimisht, shkruan më tutje “der Standard”, duke iu referuar arrestimit dhe dëbimit të të funksionarit serb për Kosovën, Marko Gjuriqi, që ndodhi të hënën. Ai kishte hyrë në Kosovë përkundër ndalesës që ia kishin shqiptuar autoritetet kosovare, të cilat delegacionin serb e kishin kthyer në kufi, por Gjuriq pastaj përmes një shtegu “sekret” kishte hyrë sërish, në mënyrë ilegale.
Njësiti special “Rosu” kishte vepruar me gjithë forcën ndërsa Gjuriq pastaj është ekspozuar nëpër Prishtinë nga policia, me duar të lidhura me pranga. Presidcnti serb, Vuçiq kishte reaguar në mënyrë shumë emocionale dhe e kishte telefonuar Putinin. Ai madje kishte kërcënuar se do të marshonte me ushtri në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Vuçiq e kishte quajtur policinë kosovare “terroriste” dhe kishte përdorur retorikën radikale nacionaliste serbe nga vitet e nëntëdhjeta.
“Të gjithë vëzhguesit janë unikë se përshkallëzimi është bërë me qëllim”, shkruan Wöfli. Serbia e ka ditur se Gjuriq do të arrestohej. Edhe kësaj here ishte vepruar sipas skemës: politikanët në Evropën Juglindore krijojnë kriza dhe përfitojnë prej tyre në terrenin e brendshëm, duke u paraqitur si adminsitrues të krizës”.
Dhe BE-ja duket se merr pjesë në këtë lojë, shprehet në vazhdim gazetarja. Përgjegjësia përse në përgjithësi ka mundur të ndodhte kjo që ndodhi, i takon edhe zyrës së Mogherinit, e cila prej muajsh nuk po ja del të formulojë detyra të qarta sa u takon marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Kështu Mogherini, vërtet që ka shpallur se në vitin që vjen do të ketë një marrëveshje bilaterale historike në mes të Serbisë dhe Kosovës, por duke qenë se ajo nuk ka vendosur një linjë të kuqe, të dyja palët e kanë shfrytëzuar këtë vakuum. Kështu, nga ana serbe gjithnjë më tepër është përmendur ideja e ndarjes së Kosovës, dmth shkëputja e veriut ose shkëmbimi i territoreve me Luginën e Preshevës, të banuar nga shqiptarët, transmeton albinfo.ch. Një tërheqje e tillë kufijsh përgjatë vijave etnike është përjashtuar gjithmonë fuqishëm nga perëndimi, pasi që ajo do ta rrezikonte arkitekturën e sigurisë në Ballkan dhe në veçanti shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan Wöfli.
Eksperti gjerman i Ballkanit, Bodo Weber mendon se byroja e Mogherinit ka pritur ngritjen e Qeverisë së re të Gjermanisë dhe pozicionin e saj lidhur me këtë problematikë, prandaj kjo ka shkaktuar pasiguri në Ballkan. Por deri në verë, Mogherini do të ketë një plan konkret në tavolinë.
Politologu kosovar Krenar Gashi beson se reaksioni nga ana e Kosovës shpjegohet me përshtypjen se me hyrjen e Gjuriqit në Kosovë Serbia po bën “lojën e shtetit” dhe indirekt po e shpall sovranitetin në zonën e Kosovës veriore. “Shteti kosovar ka dashur të bëjë me dije se monopoli është në duart e tij”.
Por është problematike që me këtë përshkallëzim sërish “gjithçka ështe e negociueshme”, mendon Gashi, e në këtë kontekst, edhe marrëveshjet e arritura me ndihmën e BE-së. Por Gashi mendon se “Lista Serbe” sërish do të ktzhjehet në qeveri pasi që ndryshe ajo do të jetë humbësja, transmeton albinfo.ch gazetën austriake “Der Standard”.
Vendmi për asociacionin e komunave me shumcië serbe ishte marrë që para pesë vitesh dhe duhej të ishte krijuar me kohë tashmë.
Politologu vjenez, Vedran Dzihic thotë sedo të ishte me rëndësi emergjente që Mogherini t`i ftonte për bashkëbisedim në Bruksel të dyja palët dhe të prezantonte para tyre një plan strikt për zbatim.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri