Lajme
Përse Zvicra po tregon një normë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19?
Ndërkombëtarisht, në raport me numrin e banorëve, Zvicra është në pjesën e sipërme të listave për numrin e të vdekurve
Vala e dytë e koronavirusit po lë gjurmë të thella në statistikat zvicerane të vdekjeve nga pandemia. Ndërkombëtarisht, në raport me numrin e banorëve, Zvicra është në pjesën e sipërme të listave për numrin e të vdekurve, shkruan srf.ch.
Gjithsej deri më sot në Zvicër janë regjistruar 4250 vdekje nga koronavirusi. Vetëm muaji që po shkon, nëntori, ka shënuar më shumë se gjysmaën e këtyre vdekjeve.
“Mbivdekshmëria” në kategorinë personave mbi 65 vjeçarë në Zvicër është mbi mesataren si pasojë e koronës, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, epidemiologu Marcel Zwahlen sheh dy arsye kryesore për këtë. “Njëra është se ne kemi pasur shumë infeksione të raportuara në katër deri në gjashtë javët e fundit. Kur t`i shtohet edhe numri i rasteve të pa raportuara i bie që të ketë edhe më shumë.
Kjo lëvizje pastaj pasqyrohet në numrin e vdekjeve, përcjell albinfo.ch. Arsyeja e dytë, do të thosha, është se masat e fundit janë marrë me shumë hezitim dhe shumë vonë, atëherë kur tashmë vala e dytë ishte ngritur”.
Ndër të tjera, Zvicra ka nevojë për teste më të shpejta dhe më të shumta të koronës në mënyrë që të përmbajë më mirë pandeminë dhe të zvogëlojë ndjeshëm numrin e vdekjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











