Lajme
Përse Zvicra ndryshon nga bota: Rastet në rritje, pranimet në spital, në rënie
Askund hendeku midis numrit të infeksioneve dhe pranimeve në spital nuk zgjerohet aq ndjeshëm sikur në Zvicër
Kudo ku dominon varianti i virusit Omikron, numri i rasteve rritet me shpejtësi. Edhe në Zvicër mesatarja 7-ditore e numrit të rasteve po rritet me nga 67 për qind në javë, krahasuar me nivelin tashmë shumë të lartë të valës delta. Tani, kjo mesatare javore është 21,189 raste në ditë, raporton srf.ch.
Megjithatë, pyetja thelbësore është se çfarë do të thotë kjo për barrën e sistemit shëndetësor, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicër, për shembull, numri i pranimeve në spital ka rënë për më shumë se tri javë – megjithëse numri i rasteve ka rënë vetëm për një kohë të shkurtër në dhjetor dhe është rritur ndjeshëm që atëherë.
Një grafik tregon se falë vaksinimit, në valën delta ka pasur dukshëm më pak pranime spitalore në raport me numrin e rasteve sesa në valët e mëparshme, püercjell albinfo.ch. Që nga shfaqja e Omikronit, ky trend është rritur ndjeshëm sërish.
Një vështrim në vendet e tjera në të cilat varianti Omikron është bërë dominues më herët tregon se në raport me numrin e rasteve ka dukshëm më pak pranime në spital kudo sesa në valët e mëparshme.
Megjithatë, kur numri i rasteve është shumë i lartë, shtrimet në spitale rriten sërish në të njëjtin nivel si në valët e mëparshme, për shembull në SHBA dhe Danimarkë. Ndërsa ajo që është e habitshme: Askund hendeku midis numrit të rasteve dhe pranimeve në spital nuk zgjerohet aq ndjeshëm sikur në Zvicër.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










