Lajme
Përse Swiss anuloi fluturimet direkte Gjenevë-Shkup?
Përgjegjësit e Swiss e shpjegojnë për albinfo.ch vendimin për të anuluar fluturimet direkte Gjenevë-Shkup
Ditë më parë albinfo.ch publikoi një lajm për anulimin e fluturimeve të drejtpërdrejta në relacionin Gjenevë-Shkup. Duke iu përgjigjur interesimit të lexuesve lidhur me arsyen e ndërprerjes, albinfo.ch ka lutur kompaninë Swiss që të sqarojë vendimin për të anuluar linjën e përmendur. Ky vendim është befasues sidomos duke u nisur nga fakti se avionët ishin të plotë dhe çmimet relativisht të larta.
Përgjegjësit e kompanisë zvicerane në fjalë janë përgjigjur se “Swiss” kërkon ta optimizojë rrjetin e linjave të saj që nisen nga Gjeneva. Kjo nënkupton se në disa vija, ne do ta rrisim frekuencën, kurse disa linja tjera ajrore do të zhduken”.
Sipas përgjegjësit në fjalë, “këto masa prekin së pari Luganon, Algjerin si dhe Shkupin, destinacione që nuk do të figurojnë më në planet e fluturimit dimëror 2016/2017 ».
Për menaxhmentin e Swiss, e cila është në duar të Lufthansa, kjo kompani “në mënyrë të vazhdueshme është duke i rivlerësuar vijat e saj ajrore si dhe mundësitë që ato përfaqësojnë”, njofton albinfo.ch.
Një angazhim i Eurowings në aeroportin e Gjenevës është duke u analizuar brenda grupit Lufthansa, por nuk pritet ndonjë vendim par dy apo tre viteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












