Lajme

Përse në Zvicër u matet temperatura vetëm pasagjerëve nga Suedia?

Kjo ndodh veçanërisht në rastet kur njerëzit janë duke udhëtuar nga një vend që ka një numër të madh të infeksioneve të reja në raport me madhësinë e popullsisë

Në fluturimet direkte nga Suedia në Zvicër, të gjithë pasagjerëve  do t`u matet temperatura. Aktualisht, suedezët janë të vetmit udhëtarë të prekur nga kjo masë sanitare kufitare, raporton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan srf.ch

Zvicra ka hequr kufizimet e hyrjes për njerëzit nga zona e Shengenit, por rezervon të drejtën të marrë masa sanitare gjatë hyrjes, shkruan BAG në faqen e saj të internetit, transmeton albinfo.ch.

Kjo ndodh veçanërisht në rastet kur njerëzit janë duke udhëtuar nga një vend që ka një numër të madh të infeksioneve të reja në raport me madhësinë e popullsisë. Suedia aktualisht është një vend i tillë