Lajme
Përse në planin e daljes nuk parashihet hapja e restoranteve?
Mbajtja sipas rregullave higjenike dhe të sigurisë, në restorante është shumë e vështirë. Prandaj, e kuptueshme që restorantet nuk hynë në mesin e prioriteteve për t`u hapur me valën e parë
Kur do të hapen lokalet hoteliere, z. Koch dhe përse hapja e tyre nuk është paraparë në planin e daljes nga kriza, të shpallur dje, më 16 prill? Kjo ishte njëra ndër pyetjet e shtruara në konferencën për media, të mbajtur në Bernë deri para pak minutash.
Daniel Koch nga BAG duke ui përgjigjur, ka mbrojtur vendimin e Këshillit Federal për mos-hapjen e degës së hotelierisë.
Mbajtja sipas rregullave higjenike dhe të sigurisë, në restorante është shumë e vështirë, shkruan srf.ch. Prandaj, e kuptueshme që restorantet nuk hynë në mesin e prioriteteve për t`u hapur me valën e parë, transmeton albinfo.ch. Por, Koch premton se administrata do ta shikojë këtë temë përsëri me shumë kujdes. Edhe nëse do të ketë ndonjë lehtësim, ai do të kushtëzohet me kufizime të mëdha.
Kufiri prej 50 personash në restorante, i vendosur në fillim të krizës, si një “kompromis”, nuk funksionoi. A po merret në konsideratë që fillimisht të lejohen vetëm restorantet-kopshte (terracat). Kjo pyetje iu drejtua z. Koch nga BAG, shkruan albinfo.ch. “Është shumë herët për tu marrë me shembuj individualë tani. Duhet shikuar nga afër se ku restorantet mund t’u shërbejnë me siguri klientëve dhe ku është i mbrojtur personeli, përcjell albinfo.ch.
Fakti është se shumëllojshmëria në këtë fushë është jashtëzakonisht e madhe: kafeneja e vogël nuk është e krahasueshme me një restorant gurmanësh të nivelit të lartë. Kështu që duhet shikuar në detaje se çfarë do të jetë e arsyeshme dhe e mundshme”, ka thënë Koch.
Sa u përket degëve ekonomikë, sektori gastro / hoteleri / turizëm është veçanërisht i prekur me 75 për qind punë me kohë të shkurtër, ka shpjeguar nga ana e tij Boris Zürcher nga SECO. Në industrinë e ndërtimit, pjesa e punës me orar të shkurtuar është pothuajse 50 për qind.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













