Lajme
Nuk mbështetet nisma e VV-së për lehtësimin e votimit për diasporën
Në Kuvendin e Kosovës ka pasur edhe përplasje fjalësh rreth kësaj pike mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të LDK-së e PDK-së.
Debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për sa i përket propozimit të hedhur nga Lëvizja Vetëvendosje për plotësim-ndryshimin e ligjit për zgjedhje, ku kërkohet që diaspora kosovare të ketë qasje më të lehtë të votojë në zgjedhje përmes ambasadave dhe konsullatave ku jeton, raporton Albinfo.ch.
Si propozues i këtij plotësim-ndryshimi të ligjit, deputeti Artan Abrashi tha se miratimi i këtij ligji do të ndihmonte diasporën në realizimin e të drejtës për të votuar dhe kjo, sipas tij, do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën politike e institucionale në vend.
“Bashkatdhetarët duhet të kenë mundësinë të votojnë në ambasada dhe konsullata. Ashtu si qytetarët e vendeve demokratike në Evropë. Të nderuar deputetë, ky projektligj i iniciuar nga deputetët e LVV-së ka për qëllim që t’i njohë dhe mundësojë mërgatës në pjesën aktive dhe institucionale në Kosovë me mundësinë që të votojnë sa më afër tyre”, tha deputeti Abrashi.
Ai shtoi se mundësia që diaspora kosovare të votojë nëpër konsullata dhe ambasada nuk e eliminon votimin me postë, pasi kjo mundësi do të ruhet edhe më tutje.
Mirëpo ky propozim i Lëvizjes Vetëvendosje nuk gjeti përkrahje nga grupet e tjera parlamentare, me arsyetimin se është i mangët.
Përfaqësues të grupeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së thanë se diaspora më shumë ka nevojë që të kenë përfaqësues, përkatësisht vende të rezervuara në Kuvend, e jo për të votuar përmes ambasadave.
Madje ata akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje se po e shfrytëzon këtë kauzë për të përfituar në vota. Mirëpo përgjigjja e deputetëve të Vetëvendosjes ishte se PDK dhe LDK po frikësohen nga vullneti i diasporës për të mos i votuar ata që, sipas tyre, kanë dëmtuar tash e 20 vjet Kosovën.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










