Futboll
Përplasja Shaqiri-Petkoviq “largoi” yllin shqiptar nga Nati
Ylli shqiptar ka probleme me trajnerin Vladimir Petkoviq, derisa është arsyetuar se dëshiron të fokusohet te Liverpooli
Xherdan Shaqiri shokoi tifozët e Zvicrës, duke deklaruar se nuk do të jetë në dy ndeshjet e radhës për t’u fokusuar te Liverpooli.
Një refuzim për Zvicrën, por problemi qëndron më thellë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ka probleme me trajnerin Vladimir Petkoviq, shkruan “kxan36news.com”.
Gjithnjë sipas mediave të huaja, marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira për vite të tëra dhe vështirë se do të përmirësohen, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu edhe çështja e shiritit të kapitenit ka zemëruar thellësisht Shaqirin.
Krisja kishte ndodhur më 2016, kur kapiteni Gökhan Inler nuk ishte grumbulluar. Petkoviq kishte vendosur për hierarkinë e tij të re: Stephan Lichtsteiner është kapiten, Valon Behrami, zëvendës i tij dhe Granit Xhaka, numri 3, përcjell tutje albinfo.ch.
Xhaka është kapiten para Yann Sommer, por Shaqiri është më i vjetër te Zvicra sesa Xhaka.
Shaqiri nuk ka qenë i kënaqur me këtë zgjedhje, pasi Xhaka është më i ri. Madje, Shaqiri kishte përmendur: “Po, sikur Kosova të më dojë si kapiten?”. Shaqiri nuk kishte luajtur edhe në dy miqësoret më 2018, ndaj Greqisë dhe Panamasë, duke u fokusuar te Stoke City.
Shaqiri ka qenë shumë i zhgënjyer me trajnerin për zgjedhjet e tij. Gjithashtu është i pakënaqur me detyrat mbrojtëse që i jep trajneri.
Përgjegjësia është edhe e trajnerit, derisa futbollisti më i mirë aktual në Kombëtare, me 22 gola dhe 82 ndeshje, nuk do të jetë kundër Irlandës dhe Gjibraltarit, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











