E-Diaspora

Përplaset në kamionin e kosovarit, humb jetën motoristi gjerman

Një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet të premten në Noppenberg të Austrisë. Një motor u përplas me një kamion. Motoçiklisti vdiq  në spital.

Aksidenti ndodhi në orën 14.40 në rrugën kryesore (B175) në komunën e Noppenberg-ut.

Një djalë 19-vjeçar nga Gjermania gjatë ngasjes së motorit kaloi korsinë e tij dhe u përplas me një kamion që i vinte përball. Ngasës i kamionit kishte qëlluar të jetë një kosovar i moshës 44 vjeçare, njofton policia austriake në raportin e saj, përcjell albinfo.ch

Nga përplasja, gjermani ka mbetur i lënduar. Ai është dërguar me helikopter në Kliniken Rosenheim, por pasi që kishte marr plagë shumë të rënda, ai ka ndërruar jetë, përcjell “albinfo.ch”.

Në anën tjetër, shqiptari që ngiste kampionin ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

Albinfo.ch