Lajme
Përplasen protestuesit e opozitës dhe pozitës në Shkup
Disa qytetarë janë lënduar nga gurët dhe drunjtë e hedhur mes dy grupeve të protestuesve, ndërsa deputetët nuk i kanë kursyer grushtet në Kuvend
Oborri i Kuvendit të Maqedonisë është shndërruar në arenë përplasjesh ndërmjet qytetarëve të dy grupeve rivale, atyre të opozitës (LSDM) të cilët po e kundërshtojnë miratimin e shpejt të buxhetit të Maqedonisë për vitin 2013 dhe qytetarëve të pozitës (VMRO DPMNE) të cilët po e mbështesin miratimin e Ligjit për buxheti.
Sipas medieve nga Shkupi, disa qytetarë janë lënduar nga gurët dhe drunjtë e hedhur mes dy grupeve të protestuesve, ndërsa ligjvënësit brenda seancës plenare në Kuvend nuk i kanë kursyer edhe grushtet, shkelmat e shpullat në drejtim të njëri-tjetrit.
Përfaqësuesi i LSDM-së Branko Cërvenkovski ka thënë se buxhet është i destinuar për rritjen e rejtingut të kryeministrit Nikola Gruevski dhe jo për investime kapitale.
Mbështetësit e Cervenkovskit të mbledhur para Kuvendit maqedonas kan penguar hyrjen e ligjvënësve të koalicionit në Kuvend. Ata kanë shfrytëzuar hyrjet alternative.
Opozita, siç raporton REL, kundërshton miratimin e buxhetit për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për shkurtimin e mbi 200 milionë eurove që beson se qeveria do t’i destinojë për harxhime promovuese dhe projekte jofitimprurëse.
“Sikur edhe meteorë të bien do të durojmë. Nuk largohemi nga këtu. Gruevski dëshiron të vrasë demokracisë, por këtë nuk do të lejojmë. Duan lufte? Do ta kenë! Nuk largohemi nga këtu. VMRO-DPMNE dhe BDI po luajnë me lojën e patriotëve të rrejshëm, po nxisin konfrontime dhe tensione, ndërsa vëllazërisht po ndajnë tenderët dhe provizionet”, ka thënë Cervenkovski.
Nga ana tjetër kryeministri Nikolla Gruevski iu ka bërë thirrje opozitës që të heqë dorë nga bllokadat dhe të lejojë miratimin e buxhetit pasi në të kundërtën, sipas tij, do të pësojnë qytetarët e Maqedonisë. Partitë politike shqiptare kanë qenë jashtë duelit LSDM-VMRO DPMNE.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












