Lajme
Përparim Avdili shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Cyrih
Shumë mërgimtarë shqiptarë kanë depërtuar në fushën e politikës në Zvicër, duke kandiduar nëpër kantonet ku ata jetojnë. Së fundmi, Përparim Avdili ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 13 shkurt 2022 në Cyrih dhe aktualisht ka hyrë në tremujorin e fundit të fushatës elektorale, shkruan albinfo.ch.
Përparim Avdili ka ardhur në Zvicër (Cyrih) si fëmijë njüëvjeçar. dhe prej vitesh është i angazhuar në politikën e vendit ku jeton. Nëse do të fitojë në zgjedhjet e 13 shkurtit, ky do tüë jetë mandati i tiuj i dytë në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut.
Ai ishte politikani i parë shqiptarozvicran i cili ishte zgjedhur në këtë post, në vitin 2018. Është bërë i njohur për faktin se ka inicuar dhe realizuar me sukses disa iniciativa parlamentare, kryesisht në drejtim të avancimit të të drejtave të qytetarëve me prejardhje të huaj, në Cyrih.
“Nga qyteti, për qytet” Jam rritur këtu dhe për këtë arsye jam shumë i njohur me njerëzit e lagjeve Altstetten, Albisrieden dhe Grünau. Është shtëpia ime dhe do të doja të vazhdoj ta quaj shtëpinë time në të ardhmen – duke zbatuar perspektiva dhe vizione, të cilat kërkojnë angazhim afatgjatë për të siguruar zhvillim të zgjuar”, shkruan Përparim Avdili në rrjetet sociale.
Kujtojmë se politikani shqiptar është me profesion punonjës banke, ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










