Muzikë
Përparim Avdili: Fajtorët të bartin përgjegjësi konkrete për anulimin e Alba festivalit
"Është koha që të merret përgjegjësia dhe të pranohet seriozisht gabimi dhe të trajtohet - si mund të justifikohet ndryshe një shkelje e tillë e ligjit në këtë institucion?"

Dy ditë më parë, Jacqueline Fehr, pjesë e ekzekutivit të Kantonit të Cyrihut, ka publikuar vendimin e Gjykatës Administrative të Cyrihut, i cili e shpallte diskriminues anulimin e festivalit të muzikës shqiptare Albafestival të vitit 2021. Fehr ka qenë atëbotë në krye të qeverisë kantonale dhe rrjedhimisht, anulimi i mbajtjes së festivalit ishte në autorësi të saj.
Vetë Jacqueline Fehr pati kërkuar falje për veprimin e saj dhe më vonë Komisioni Federal kundër Racizmit e pati shpallur diskriminues atë vendim, të cilin tashmë edhe gjykata e ka vulosur si diskriminues. Por këtu nuk duhet të marrë fund e gjitha, mendon politikani Përparim Avdili, shkruan Albinfo.ch. Avdili është asamblist nga FDP në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut, kryetar i FDP-së së qytetit dhe i angazhuar në organizimin e Alba Festivalit. Ai, në një koment të tij në rrjetin linkedin kërkon që përgjegjësia për vendimin diskriminues të shkojë deri në fund.
Në vazhdim, teksti i postimit të Përparim Avdilit.
“Gjykata Administrative e Cyrihut ka konfirmuar tashmë atë që ishte e qartë që në fillim: anulimi i Festivalit Alba 2021 nga këshilltarja qeveritare Fehr ishte qartësisht diskriminues dhe shkelje e nenit 14 të KEDNJ (Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut).
Më në fund është koha që të merret përgjegjësia dhe të pranohet seriozisht gabimi dhe të trajtohet – si mund të justifikohet ndryshe një shkelje e tillë e ligjit në këtë institucion?
Në vend të kësaj, është vetë Festivali Alba që ende detyrohet të mjaftohet me justifikimet e autoriteteve. Kush i përshtatet qeverisë lejohet – kush jo, nuk lejohet. Kjo është e padenjë për një shtet kushtetues liberal. Më pas, gjykata administrative doli pikërisht në këtë përfundim, siç shihet nga citati i NZZ:
“Ajo që është veçanërisht interesante për vendimin aktual të gjykatës është krahasimi me “Paradën e Krenarisë” (Pride). Këshilli qeveritar e arsyetoi miratimin për parakalimin e komunitetit LGBT duke thënë se bëhej fjalë për një ngjarje politike, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme për shkak të lirisë së shprehjes dhe të tubimit, edhe gjatë pandemisë. Përveç kësaj, përzierja e pjesëmarrësve në një paradë ishte më e vogël sesa në një festival muzikor, (kishte argumentuar qeveria).
Nga këndvështrimi i gjykatës, megjithatë, ky diferencim nuk është i lejueshëm. Ajo i referohet një vendimi të Gjykatës Federale, sipas të cilit, nga një këndvështrim thjesht epidemiologjik, grumbullimet e njerëzve me rrezik të krahasueshëm infeksioni duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Pra, parakalimi në “Pride” ishte shumë i krahasueshëm me Festivalin Alba, edhe nëse ishte një ngjarje politike”.
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se një operacion i Karabinierëve në zonën e Centro-s, në Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare