Lajme
Përmirësoni shëndetin me fara luledielli!

Pranojeni ose jo, farat e lulediellit janë mënyra më perfekte për të kaluar kohën.
E kush nuk ka përtypur fara vjedhurazi në orën e mësimit, poshtë bankës, apo në shtëpi teksa shihnit televizor?
Vështrimit qortues të mësueses i shtohej edhe breshëria me të këqiat që rendiste mamaja që nga ‘ato i prek miu’ e deri te ‘janë aq të dëmshme sa të shkaktojnë sëmundje’.
Por, a na ndaloi kjo – aspak!
Ky në fakt është rasti kur është mirë të mos i dëgjosh prindërit, pasi, siç dhe rezulton, një grusht me fara ndikon në mënyrë të jashtëzakoshme te shëndeti ynë.
Është e pamohueshme që farat janë një produkt i dashur për shqiptarët, por përveçse për të “vrarë” kohën, farat e lulediellit janë tejet të shëndetshme dhe me shumë vlera ushqyese.
Ja se çfarë mund të bëjnë ato për ju:
1-Kontrollojnë dëmtimin e qelizave, duke ndihmuar në këtë mënyrë parandalimin e kancerit. Kjo pasi farat e lulediellit janë një burim i mirë me selenium, që është provuar si armik i kancerit.
2-Përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave. Përveç kalciumit, kockat kanë nevojë edhe për magnesium dhe bakër për të qenë të forta. Farat e lulediellit i kanë të dyja këto minerale. Si bonus kanë dhe Vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit.
3-Të mbajnë të qetë. Po! Magneziumi tek farat e lulediellit ka reputacionin që qetëson nervat, duke liruar në këtë mënyrë stresin, migrenën dhe ndihmon për t’u relaksuar.
4-I japin shkëlqim fytyrës. Dhe këtë ia dedikojmë rolit të Vitaminës E, e cila lufton rrezet UV, dhe e mban lëkurën të re.
5-Lehtësojnë problemet inflamatore, si dhembja e kyçeve, gastriti, ulçera, skuqja e lëkurës, azma. Kjo, sepse farat e lulediellit kanë shumë antioksidantë.
6-Vetëm një gjysëm filxhan me fara luledielli mban larg sëmundjet kardiake. Këto fara të vogla pengojnë kolesterolin e “keq” që të mos ngjitet në muret e arterieve, duke parandaluar në këtë mënyrë ataket e zemrës.
7-Me shijen e tyre unike, farat e lulediellit mund të jenë një produkt i shkëlqyer për t’u shtuar në dietën tuaj. Hidhini në sallatë, në kos, në sanduiç, oriz, makarona. Mundësitë janë aq të shumta sa dhe të mirat e këtyre farave të adhuruara nga dielli.
8-Përmbajnë fosfor, zink dhe minerale të tjera. Këto bëjnë të mundur që trupi të krijojë kocka dhe dhëmbë të fortë.
9-Përmbajnë shumë proteina. Një filxhan i vogël me fara përmban 7 gram proteina. Kjo proteinë i jep trupit energji përgjatë të gjithë ditës, duke e bërë një ushqim shumë të shëndetshëm.
Bëni kujdes!
Edhe pse konsumi i farave të lulediellit ka shumë të mira, sërish duhet të bëni kujdes kur i konsumoni, pasi ato mund të përmbajnë shumë kalori. Deri në 818 kalori dhe 72 gram yndyrna.
Ndonjëherë ato mund të jenë dhe të kripura, gjë që dëmton shëndetin tuaj.
Gjithashtu është e rëndësishme të mos e konsumoni lëvozhgën e farës, pasi mund të shkaktojë probleme me tretjen. -/agroweb.org
100 gr fara lule dielli përmban 538 kilokalori
20,78 gr proteina.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkon sqarime urgjente nga KQZ për parregullsitë në votimin e diasporës Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (DPSHL) ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionerit Shtetëror të...
-
Dy presidente, dy shtete të zemrës
-
Luzern: Po zhvillohet simpoziumi i 6-të shkencor i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
-
Trumpi pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë
-
Moda Ademi shkëlqen sërish në skenën e “Jaboro Nights” në Biel/Bienne
Jeta në Austri
-
Die Presse: Rama apo Vuçiqi, cili është modeli i duhur për Ballkanin "Rama ka pranuar se vendi i tij ka të ardhme vetëm në BE. Vuçiq tregon se...
-
Austri: Innsbruck kërkon të sfidojë Vjenën për organizimin e Eurovision 2026
-
A është vera e 2025-ës koha për të blerë në Austri apo duhet të vazhdoni të merrni me qira?
-
Investimet e huaja në Austri rriten me 31%, por vendet e punës “të mangëta”
-
Spiropali: Austria, mbështetje të fuqishme anëtarësimit të shpejtë në BE