Lajme
Përmirësimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë është i domosdoshëm
Më 5 dhjetor 2021, KKAD, mbajti takimin e radhës me ZOM, me temën: KKAD-ja dhe roli i saj
Shkruan: Isuf Bytyçi (sektori për informim – KKAD)
KKAD e hapi takimin, me miratimin e dy pikave, që përfaqësues të takimit ishin: Dr. Vaxhid Sejdiu, Mustafë Krasniqi, Mira Shehu, Musa Pali, Armenda Hamiti, Miradije Berishaj, Dritan Mashi, Michele Greco dhe Isuf Bytyçi, ndërsa disa anëtarë munguan me arsye të konfirmuar. E pranishme në këtë takim ishte edhe znj. Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporë.
Pasi i përshëndeti Dr. Vaxhid Sejdiu, të pranishmit dhe drejtoreshën e QBD-së, i dha fjalën znj. Mimoza Hysës, për një përshëndetje! Znj. Hysa, në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe çmoi punën dhe kontributin e KKAD-së, për përkushtimin dhe seriozitetin, gjatë këtij viti në rrugëtimin e unifikimit të shkollës shqipe në diasporë. Ajo njoftoi se QBD-ja është dhe do të mbetet përkrahëse e KKAD-së, nga që ju jeni këshillëdhënës, ndërsa QBD-ja është zbatuese e saj. Kështu që është në fakt edhe detyrë e KKAD-së.
Ajo kërkoi që KKAD të jetë edhe më aktive dhe të japë sa më tepër informata e të jetë sa më transparente! S’ka rëndësi se kush dhe sa e përkrah KKAD-në. E rëndësishme është se ne të gjithë, pa dallim, duhet ta përkrahim Diasporën e bashkuar, si Shqipëria, ashtu edhe Kosova. Ne jemi një, e në bazë të këtij parimi duhet të nisemi, që të kemi suksese në të ardhmen. Po ashtu, ajo foli edhe për obligimin që ka për përgatitjen dhe shpërndarjen e teksteve plotësuese QBD-ja! Megjithatë, diaspora duhet ta ketë një pasqyrë të saktë në lidhje me situatën e shkollave shqipe dhe numrin e atyre që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe. Vetëm një paraqitje e saktë dhe transparente e bën të mundur që t’na informojë dhe pastaj, ne të marrim hapa konkretë në përkrahje. Ta kemi një Databazë, me numrin e saktë të arsimtarëve dhe nxënësve. Ristrukturimi do ta ketë vëmendjen e vet, në mënyrë që ta dinë institucionet se si ta ndihmojnë KKAD-në. Pastaj, ato do ta kuptojnë se sa e nevojshme është përkrahja institucionale, tha zonja Hysa.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













