Shkurt.ch
Përmes dialogut, Kosova synon OKB-në
Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nënkupton heqjen e pengesave dhe funksionimi i Kosovës si anëtare e OKB-së, thotë një zyrtar i lartë i qeverisë
Përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës konsiderojnë që nëpërmjet dialogut politik me Serbinë të arrijnë anëtarësimin e plotë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kështu ka deklaruar e përditshmja e Prishtinës, “Koha Ditore” duke cituar në kushte anonimiteti një zyrtar të lartë të Qeverisë së Kosovës.
“Çështja e njohjes nga Serbia është relevante. Serbia mund edhe të mos e njohë Kosovën formalisht, ndonëse për të mirën e tyre do të ishte sikur ta bënin këtë. Normalizimi i marrëdhënieve nënkupton heqjen e pengesave dhe funksionimi i Kosovës si anëtare e OKB-së”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë qeveritar.
Sipas të njëjtit zyrtar Kosova do të kërkojë që në dialogun që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian të arrihen dy qëllime: rruajtja e sovranitetit territorial, duke e integruar veriun; dhe funksionimi i Kosovës pa u penguar nga Serbia, që nënkupton edhe anëtarësimin në OKB.
Ndryshe, institucionet e Kosovës tashmë kanë pranuar që të negociojnë me Serbinë në nivel të lartë politik, ky qëndrim është kundërshtuar nga opozita e cila konsideron se me hyrjen në bisedime politike, rrezikohet çështja e veriut.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












