Kosova
Përmes avio-biletave dyshohet se u shpëlan mbi 2 milionë euro, një person në pranga në Kosovë
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për shpëlarje parash në vlerë mbi 2 milionë euro, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
Aksioni policor është realizuar të martën nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa vjeçare ndaj gjashtë të dyshuarve kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të mashtrimit, raportojnë mediat në Prishtinë
Sipas hetimeve, nga viti 2015 deri në vitin 2019, të dyshuarit kanë mashtruar qytetarë të Kosovës përmes shitjes së avio-biletave.
Ndërkohë, mediumi kosovar Sinjali ka publikuar edhe emrat e personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast, por autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetin e tyre në mënyrë zyrtare.
Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit ka vazhduar aktivitetin e kundërligjshëm përmes shpëlarjes së parave, duke përdorur kompani të kontrolluara prej tij, ku vlera e mjeteve të dyshuara tejkalon 2 milionë euro.
Hetimet financiare kanë zbuluar gjithashtu deponime në para të gatshme mbi 800 mijë euro, për të cilat nuk është dëshmuar prejardhja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













