Lajme
Përmbytjet paralizuan një pjesë të Kosovës
Ura mbi lumin Drin në fshatin Rakovinë është shkatërruar, ndërsa disa shtëpi vazhdojnë të mbesin nën ujë. FFK ka anuluar ndeshjet e javës së 19 sepse disa stadium i ngjasojnë pishinave olimpike
Reshjet e pandërprera të shiut gjatë fundjavës, kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa rajone të Kosovës. Më të goditura nga përmbytjet janë rajoni i Dukagjinit, për shkak të daljes së Drinit nga shtrati, por edhe në Drenicë dhe në Rrafshin e Kosovës. Edhe pse niveli i ujit ka filluar të bije, prapë një pjesë e Kosovës është e paralizuar.
Komuna e Klinës dhe ajo e Skënderjat llogariten se jenë më të dëmtuarat nga përmbytjet, ndërsa në fshatin Izbicë është varrosur vajza tetëvjeçare Grsa Osmani e cila humbi jetën, duke rënë në përrua. Familjen e saj e vizitoi edhe presidentja Atifete Jahjaga duke i shprehur ngushëllime familjes Osmani.
“Këto janë raste, kur ne si institucione por edhe si qytetarë duhet të tregojmë solidaritetin tonë, t’u gjendemi afër dhe të ofrojmë gjithë përkrahjen”, tha ajo.
Vërshimet kanë bllokuar rrugën Prishtinë-Gjakovë, pasi që ura mbi Drin, në fshatin Rakovinë është shkatërruar, nga shtimi enorm i ujit në lum.
Ndërkohë, sipas disa ekspertëve të ndërtimtarisë, gjasat për sanimin e dëmit janë gati minimale, për të mos thënë të pamundshme, prandaj zgjidhje e vetme në këtë rast mbetet ndërtimi i urës së re. Ndryshe, Ura e Rakovinës e cila ishte bombarduar nga NATO, është ndërtuar e re disa vjet pas përfundimit të luftës, konkretisht rreth viteve 2001 – 2002.
Vendet e përmbytura i vizitoi presidentja Jahjaga dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.
Sipas të dhënave zyrtare, dhjetëra shtëpi janë mbuluar me ujë në fshatrat e Drenicës, një urë është shkatërruar në fshatin Llaushë të Skënderjat e gjithashtu është dëmtuar dukshëm edhe rruga në Açarevë. Ndërsa në komunën e Klinës qindra shtëpi janë përfshirë nga përmbytjet, ndërsa për evakuimin banorëve janë angazhuar edhe pjesëtarët e FSK-së.
Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, presidentja Jahjaga dhe ministri Stavileci kanë vizituar fshatin Zajm, që është një nga vendbanimet që ka pësuar më së shumti dëme nga të reshurat e rrëmbyeshme të shiut.
Dëmet ë i ka shkaktuar shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet konsiderohen shumë të mëdha për ekonomitë bujqësore, por edhe për amvisëritë. Në fshatrat e Klinës përveç qindra hektarëve të dëmtuara, uji ka dëmtuar edhe shumë makina bujqësore, por edhe të teknikë të amvisërisë.
Ndërsa, sipas përfaqësuesve të dikasterit të sportit, ka mjaftuar një ditë me shi të dendur që të vërshohen stadiumet anembanë Kosovës, dhe kështu të shtyhen ndeshjet e javës së 19-të të Superligës dhe ato të javës së 16-të të Ligës së parë të Kosovës.
Shiu që ra të enjten ka mbuluar me ujë shumicën e stadiumeve të Kosovës, duke i shndërruar ato në pishina olimpike. Prandaj Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që të anulojë zhvillimin e ndeshjeve të javës së 19-të për të shtunën dhe të dielën.
“Duke parë gjendjen e vështirë të terreneve, pas të reshurave të shiut dhe borës dhe kushteve gati të jashtëzakonshme, sidomos në Pejë e Skenderaj, por edhe vështirësive edhe në terrenet tjera, Komisioni i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së parë, ka marrë vendim që java e 19-të të shtyhet për javën e ardhshme, për ditën e martë, respektivisht të mërkurë. Po ashtu të gjitha ndeshjet e Ligës së parë të parapara të zhvillohen këtë vikend, janë shtyrë për ditën e mërkurë, 20 mars 2013”, thuhet në kumtesën e FFK-ës.
Sipas zyrtarëve të FFK-së është e pamundur të zhvillohen ndeshjet, ngase në disa stadiume niveli i ujit ka kaluar për mbi 1 metër
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











