Lajme
Përmbytjet në Graubünden: Pas stuhisë shkatërruese, kjo është situata
Pas rrëshqitjes së dheut në komunën e Lostallos, tre persona rezultojnë të zhdukur dhe pesë fshatra janë pa energji elektrike.
Pas stuhive masive dhe reshjeve të së premtes në mbrëmje dhe gjatë natës, në Misox (Graubünden) ndodhën përmbytje. Shiu i vazhdueshëm shkaktoi një rrëshqitje dheu në Sorte, një rreth të komunës së Lostallo GR. Dhjetëra njerëz u desh të evakuoheshin.
Gazetarët nga vendi i ngjarjes kanë raportuar se nuk kishte kohë për të vepruar.
Sipas punonjësve të shpëtimit, orteku i shkëmbinjve, të cilët kanë rënë është deri në katër metra i lartë, transmeton albinfo.ch.
Tre persona janë akoma të zhdukur, ndërsa katër ishin raportuar fillimisht por një grua u shpëtua e gjallë nga rrënojat herët në mëngjes, sipas policisë kantonale, raporton SRF. Një çift dhe një e moshuar janë ende të zhdukur në të njëjtën zonë. Shërbimet e urgjencës po përdorin helikopterë dhe drone, si dhe ekipe qensh nga organizata e qenve të shpëtimit Redog.
Sa i përket infrastrukturës, pesë fshatra në luginën e Graubünden nuk kishin energji elektrike të shtunën. Në disa vende është ndërprerë edhe furnizimi me ujë. Në të gjitha fshatrat e prekur (Lostallo, Cabbiolo, Sorte, Arabella dhe Norantola) uji nuk është i pijshëm. Rruga nacionale A13 është mbyllur që prej mbrëmjes së së premtes për shkak të dëmtimeve. Trafiku u devijua nëpërmjet A2 mbi Gotthard. Sipas një zëdhënësi të Zyrës Federale të Rrugëve (Astra), riparimet do të fillojnë të hënën, por kohëzgjatja e mbylljes është ende e paqartë. Rruga kantonale në luginë është gjithashtu e mbyllur, sipas policisë kantonale të Graubünden. Vetëm shërbimet e urgjencës mund të arrijnë në fshatrat e prekur nga jugu nëpërmjet rrugës.
Në bazë të parashikimeve të motit për rajonin, do të ketë më shumë shi dhe bubullima këtë mbrëmje dhe gjatë natës, si dhe të dielën në mëngjes. Megjithatë, sasia e shiut nuk është asgjë në krahasim me mbrëmjen e së premtes.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









