Bota
Përmbyten qytetet bregdetare në Kroaci
Moti i keq me shi dhe erëra të fuqishme kanë goditur pjesën më të madhe të qyteteve bregdetare në Kroaci, nga pjesa jugore e Adriatikut, ku uji i detit përmbyti bodrumet e Dioklecianit në Split, deri në Rijekë, ku ujërat arritën deri në treg, raporton AA.
Ministria e Brendshme e Kroacisë monitoron situatën në terren për shkak të motit me stuhi që filloi shkaktimin e dëmeve të para dje në pjesën jugore të Kroacisë, përcjell albinfo.ch.
Nuk raportohet për persona të dëmtuar, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë përcaktuar, njoftoi MPB-ja e Kroacisë.
Era e fuqishme jugore, me shpejtësi mbi 140 kilometra në orë në afërsi të Dubrovnikut, bëri që uji i detit të përmbytë brigjet e shumë qyteteve bregdetare në Adriatik, deri në Istria.
Një stuhi e fortë u regjistrua në Trogir dhe Kashtela.
Meteorologët thonë se moti do të qetësohet gjatë ditës, por reshjet e shiut me erëra sërish do të intensifikohen në fillim të fundjavës.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












