Albinfo plus
Përmbyllet “Java e Kulturës Shqiptare” në Cyrih
“Java e Kulturës Shqiptare”, aktivitet i organizuar nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, ka pasur të enjten mbrëmjen e saj të fundit, dhe me këtë rast është përmbyllur ky aktivitet kulturore i organizuar në Cyrih. “Java e Kulturës Shqiptare” ishte një përpjekje për të pasuruar jetën kulturore të komunitetit tonë dhe për të prezantuar vlerat kulturore shqiptare për publikun e diasporës.
Në mbrëmjen e fundit, para publikut autorja e librit “Bürde & Segen”, Shqipe Sylejmani, ka lexuar pjesë nga libri i saj. Autorja në këtë mbrëmje ka ndarë pjesë nga libri i saj, që rrëfejnë historinë e vajzës që jeton në Zvicër dhe ka gjithçka që të afërmit e saj në Kosovë mund të dëshirojnë: lirinë, mundësitë dhe ambiciet.
Libri “Bürde & Segen“ apo (Barrë&Bekim), trajton tema interesante, ndërthurje historie, me të cilën autorja e saj letrare rrëfen përvojën e saj të migrimit dhe udhëtimet në vendlindjen e saj.

Programi ka vazhduar me debatin rreth temës “Secondos”, çka pastaj? “, me një panel me pjesëmarrësit: Arber Bullakaj, politikan SP dhe afarist, Shqipe Sylejmani, autore, Besfort Ismajli, student informatikë-ekonomi si dhe Enis Mustafa, student i elektroteknikës.
Debati edhe këtë herë është drejtuar nga moderatori, njëherësh anëtar i KSHZ-së, Gëzim Hasanaj.

Në kuadër të temës “Secondos”, çka pastaj?, panelistët kanë trajtuar këtë temë nga përvoja dhe perspektiva e tyre, duke shtruar për diskutim përparuesit dhe mangësitë e të qenët “Secondos”. Një këndvështrim, i cili ka qenë një pikë e fortë në këtë debat, ishte fakti se integrimi mund të ndodhë vetëm atëherë kur në shoqërinë zvicerane do të jenë të barabartë si qytetarët vendas, ashtu edhe ata “Secondos”, pavarësisht dallimeve të prejardhjes. Ajo që zuri po ashtu një vend në këtë debat nga folësit ishte përdorimi i fjalës “albaner” në mediet zviceran, e cili automatikisht bën që një artikulli të jetë më i lexuari i ditës dhe kjo nga vetë zviceranët.

Përveç një sërë përparësish dhe mangësish e të qenët “Secondos”, panelistët kanë venë pah një aspekt, i cili luan një rol të rëndësishëm, e që njëherësh bën më të lehtë integrimin e “Secondas”, që është të jetuarit në qytetet më të mëdha të Zvicrës, e të cilat përfaqësojnë shumëllojshmërinë kulturore, krahasuar me disa pjesë që janë më konservatore dhe më të mbyllura për të huajt. Debati “Secondos”, çka pastaj?, është transmetuar live ne faqen e Facebook-ut të platformës albinfo.ch.

Pas përfundimit të debatit, të pranishmit i kanë argëtuar me muzike të mirëfilltë shqiptare Gjyli, Iliri & Samiri. Në kuadrin e aktiviteteve të kësaj jave janë përfshirë ekspozita, promovime librash, debate, muzikë etj. Të gjitha aktivitetet janë mbajtur në GZ Seebach, Zürich.

Albinfo.ch ishte sponsor medial i “Java e Kulturës Shqiptare” në Zvicër.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











