Kosova
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës

Aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, u përmbyllën mbrëmë me Natën e Kosovës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti adresoi pjesëmarrësit ndër të cilët ishte prezent edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
”Këto ditë ne kemi mirëpritur qindra vizitorë, mes tyre politikanë, diplomatë dhe drejtorë ekzekutivë e zyrtarë të biznesit, aktivistë nga shoqëria civile dhe qytetarë e sipërmarrës të diasporës sonë. Kjo përpjekje e madhe u bë e mundur përmes një pune ekipore që ka punuar pa u lodhur për ta realizuar këtë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen, kontributin dhe ndihmën tuaj dhe ky është një falënderim i madh dhe një shenjë vlerësimi për punën tuaj të palodhur që keni bërë për shumë muaj.” tha kryeministri.
Ai shtoi se kjo ishte hera e parë që ne kemi hapësirën tonë këtu në Davos, por ne kemi bërë histori edhe duke pasur shtëpinë më të madhe.
“Me padurim ju mirëpresim në Kosovë për të eksploruar bizneset, investimet ekonomike, mundësitë tregtare dhe të jeni të sigurt se në Republikën e Kosovës nuk gjeni vetëm treg por edhe një qeveri si partner.” u shpreh kryeministri.
Në përfundim, ai tha se kjo nismë shkon përtej pasqyrimit të Kosovës – ka të bëjë me bashkimin e diasporës sonë, ndërtimin e lidhjeve dhe demonstrimin se Kosova nuk i bashkohet vetëm bisedave globale por ne krijojmë platforma për t’i udhëhequr ato.
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare