Kosova
Përleshje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës
Deputetët Frashër Krasniqi i PSD-së dhe Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit Rubikon në KTV, jashtë ndërtesës së televizionit, përcjell albinfo.ch.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me dy të apostrofuarit. Teksa Sveçla nuk ka dashur të komentojë gjatë, duke hedhur poshtë se ka pasur përplasje fizike, ka thënë se ka pasur veç fjalosje, deputeti Krasniqi nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet telefonike, raporton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka thënë se gjatë emisionit të sotëm për dialogun me Serbinë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme dhe se emisioni ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.
Përleshjen mes Sfeçlës dhe Krasniqit e ka konfirmuar për Zërin, depuetja e LDK-së, Besa Gaxherri.
“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhur. Unë kam qenë dëshmitare, por nuk e di qysh ia kanë nisur, vetëm kur i pashë, vërtet eskaloi situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë për Zeri.info Gaxheri.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














