Bota
Përkundër kërcënimeve, Vjena pret Vitin e Ri nën qiell të hapur
Manifestimi do të sigurohet nga 1500 policë, 250 prej të cilëve do të vijnë nga qytetet tjera të Austrisë për të ndihmuar kolegët e tyre në ruajtjen e sigurisë

Përkundër kërcënimeve nga sulme të mundshme terroriste, në Vjenë të Austrisë do të organizohet edhe sivjet pritja e ndërrimit të motmoteve në qiell të hapur. Kështu ka deklaruar Michael Daxler, njëri nga organizatorët kryesorë të Vjenës, shkruan krone.at, përcjell albinfo.ch.
Pas një bisede që Michael Daxler kishte me policinë, Hekurudhat e Austrisë dhe përfaqësues të qytetit të Vjenës, u arrit marrëveshja që edhe këtë vit shtegu i Vitit të Ri të zhvillohet si zakonisht. “Nuk do të ketë ndryshime të mëdha”, ka thënë ai, duke shtuar se për çdo detaj tjetër do të informohen me kohë. Megjithatë, ai ka thënë se varësisht nga gjendja aktuale, manifestimi edhe mund të anulohet, përcjell albinfo.ch.
Pas këtij takimi u bë e ditur që manifestimi do të sigurohet nga 1500 policë, 250 prej të cilëve do të vijnë nga qytetet tjera të Austrisë për të ndihmuar kolegët e tyre në ruajtjen e sigurisë.
Si zakonisht, edhe këtë vit pritet të tubohen me qindra-mijë njerëz në qendër të Vjenës për të bërë pritjen e ndërrimit të motmoteve.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri