Kosova
Përkujtohet Vokrri në dyvjetorin e ndarjes nga jeta
Me rastin e dyvjetorit të vdekjes së ish-presidentint të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, figura të ndryshme kanë rikujtuar punën e tij dhe kanë nderuar figurën e tij, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu me rastin e këtij përvjetori u zbulua edhe buceta për shtatoren e tij, me ç’rast, djali i tij, Gramoz Vokrri, u shpreh i emocionuar.
“Sot për mua është një ditë pak më e veçantë. Nuk dua t’ju marr shumë kohë, por më lejoni që në emër të familjes t’ju falënderoj të gjithëve – miq, ish-bashkëlojtarë, ish-bashkëpunëtorë, nga sporti dhe jashtë sportit”, ka thënë Gramoz Vokrri.
Figura të ndryshme sportive, por edhe nga politika dhe arti kanë kujtuar legjendën e futbollit të Kosovës.
Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Vokrri e filloi karrierën e tij si futbollist me Llapin, mirëpo debutimin si futbollist profesionist e bëri me Prishtinën në vitin 1980. Karriera e tij 15-vjeçare e dërgoi atë në Partizan, Nimes, Fenerbahce, Bourges 18. Në fund të karrierës së tij, në vitin 1995, ai u pensionua në klubin Montlucon.
Pas karrierës së tij mbresëlënëse si futbollist, Vokrri e mori përgjegjësinë e pozitës së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës më 16 shkurt 2008, dhe këtë pozitë e mbajti deri në vdekjen e tij.
Vokrri e shtroi rrugën për suksesin e treguar në Ligën e Kombeve, ku Kosova u promovua nga Liga D në Ligën C dhe e siguroi një vend në play-offs për kualifikime në Kampionatin Evropian. Falë punës së tij në FFK, Kosova u anëtarësua në UEFA dhe në FIFA në maj të vitit 2016.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













