Lajme
Përkrahja e fermerëve peng i neglizhencës së komunave
Kjo ka ndikuar që deri më tash, Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë, i cili implementon programin e Ministrisë së Bujqësisë, të kryej kontrollin administrativ vetëm për 65 për qind të lëndëve të aplikuesve
Për këtë vit pritet që vlerësimi i aplikacioneve të fermerëve për grantet investive në projektet e zhvillimit rural të zvarritet në krahasim me vitet e kaluara. Dhe nuk janë vetëm numri i trefishuar i aplikacioneve dhe zgjerimi i programit mbështetës ato që kanë shkaktuar këtë vonesë. Fajtore është edhe neglizhenca e komunave të cilat kanë pranuar aplikacione të pakompletuara nga fermerët dhe zgjatja njëmujore e periudhës për aplikim.
Kjo ka ndikuar që deri më tash, Agjencioni për Zhvillimin e Bujqësisë, i cili implementon programin e Ministrisë së Bujqësisë, të kryej kontrollin administrativ vetëm për 65 për qind të lëndëve të aplikuesve.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësië, fokusi i 14 zyrtarëve që janë pjesë e procesit të kontrollit administrativ dhe 36 inspektorëve që realizojnë kontrollin në terren të rreth 20 mijë aplikacioneve që mbështesin brenda vitit, në këtë fazë është tek kulturat bujqësore që mbillen dhe jo tek ndërtimet e stallave të ndryshme, mekanizimi apo agropërpunimi.
“Vlerësimi dhe realizimi i pagesave është bërë për kultivuesit e grurit dhe për projektet e vreshtarëve. Për kultivuesit e perimeve në fushë të hapur tashmë ka përfunduar vlerësimi dhe shumë shpejt projektet e miratuara të 117 perimtarëve në vlerë prej 402 mijë euro, pritet të procedohen për pagesë. Gjithashtu, ka përfunduar edhe kontrollimi i aplikacioneve në terren për bletë dhe në proces është edhe kontrollimi i aplikacioneve për bagëti”, thotë Adil Behramaj, zëdhënës i Ministrisë së Bujqësisë.
Ai thotë se shumë lëndë të fermerëve që janë pranuar pa u kompletuar nga ana e drejtorive bujqësore komunale dhe janë dorëzuar jashtë standardeve të pranueshme për t’u importuar në mënyrë automatike në sistem, shkruan kosovapress.
“I gjithë sistemimi i aplikacioneve për projektet e zhvillimit rural është duke u bërë në mënyrë teknike, por shumë lëndë janë të pakompletuara dhe gjatë sistemimit njëkohësisht po kontaktohen edhe fermerët për të plotësuar aplikacionet e tyre me dokumentacion shtesë, sepse në të kundërtën do të refuzoheshin qysh në kontrollin administrativ dhe kjo po na shkakton vonesa edhe më të mëdha”, tregon Behramaj.
Në bazë të dinamikës së punës që është duke u bërë në këtë ministri, deri në muajin gusht pritet të përfundojë në tërësi kontrolli administrativ. Përpos subvencioneve, tek projektet e zhvillimit rural, në këtë fazë me prioritet po trajtohen edhe projektet e kultivuesve të bimëve të imëta, perimeve në serra dhe pemishteve, të cilat janë në proces të shqyrtimit. Ndërsa, projektet që ndërlidhen me masat tjera mbështetëse, planifikohet të shqyrtohen në muajin tjetër.
Janë 3627 projekte të zhvillimit rural që sivjet presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, e cila deri më tani ka kontrolluar në mënyrë administrative rreth 65 përqind të tyre dhe përmes granteve do t’i mbështes projektet më të poentuara në masën prej 60-80 për qind të vlerës së përgjithshme të investimit.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











