Lajme
Përkeqësohet liria e medieve në Kosovë
Liria e medieve ka shënuar rënie edhe në Kosovë, ndërsa edhe vendet tjera të Ballkanit nuk qëndrojnë mirë. Më keq me këtë fushë është Maqedonia dhe Mali i Zi
Liria e medieve në botë ka pësuar rënie drastike, kryesisht për shkak të grupeve ekstremiste si Shteti Islamik dhe Boko Haram. Kështu thuhet në raportin e fundit të Grupit të Reporterëve pa Kufij, sipas të cilëve, edhe në Ballkan ka pasur raste kur janë sulmuar gazetarët.
Raporti vjetor i organizatës “Indeksi i Lirisë së Mediave në Botë 2015” ka vënë në pah se gjatë vitit 2014 janë shënuar 3,719 shkelje të lirisë së informacionit në 180 vende të botës, ose 8 për qind më shumë se vitin paraprak.
Kosova sivjet ka pësuar rënie të lirës së medieve për tetë pozita, duke u radhitur në vendin 87-të nga 180 vende. Vitin e kaluar Kosova ka qenë në vendin 80. Ndërkaq Shqipëria është radhitur në vendin e 82-të, duke shënuar përmirësim për tri pozita, krahasuar me vitin paraprak.
Sipas raportit, Bosnja dhe Hercegovina zë vendin e 66-të, Serbia 67, Mali i Zi është shumë më keq se të tjerat duke u radhitur në vendin 114, ndërsa më së keqi në lirinë e medieve qëndron Maqedonia në vendin 117. Madje ky shtet hyn në “zonën e kuqe” të vendeve me më pak liri të medieve, bashkë me Taxhikistanin, Afganistanin…
Sa i pikjet Kosovës, raporti përmend sulmin e pronarit të gazetës Tribuna, Sejdi Demiri, ndaj gazetarit Zekirja Shabani, pasi ky i fundit, i cili është edhe kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. Po ashtu përmendet edhe kërcënimet e grupeve radikale islamike ndaj gazetarit Visar Duriqi, citon REL.
Raporti në veçanti thekson se shtypja e gazetarëve në Ukrainë gjatë vitit 2014, në kohën kur edhe janë zhvilluar protestat kundër ish-presidentit Viktor Yanukovych, dhe në Turqi në kohën e protestave antiqeveritare, ka përkeqësuar dukshëm lirinë e mediave në këto vende.
Ndërsa si rëndomtë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë kanë bërë “një luftë të frikshme të informacioneve”, ku gazetarët kanë qenë drejtpërdrejt shënjestër e vrasjeve, e rrëmbimeve ose e propagandës. Sipas raportit, Irani, Kina, Siria dhe Koreja e Veriut janë në mesin e vendeve me nivelin më të ulët të lirisë së mediave, që hyjnë në “zënën e zezë”.
Kurse Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka zënë vendin e parë sa i përket lirisë së medieve. Zvicra e zë vendin e 20 në ranglistën e Reporterëve pa kufij, Britania e Madhe është vendin 34, Sllovenia në vendin 35, Franca në vendin 38, Kroacia në vendin 58…
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













