Lajme

Përgjysmohet numri i azilkërkuesve në Suedi

Është përgjysmuar numri i azilkërkuesve nga Maqedonia, Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit në Suedi, raporton Enti I Statistikave në Stokholm

Enti i Emigracionit në Suedi tregon se gjatë tremujorit të parë të këtij viti është vërejtur një zvogëlim i dukshëm i azilkërkuesve nga shtetet e Ballkanit – Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Frederik Bejer është shef i shërbimit juridik pranë Entit Migrues në Suedi. Ai  konsideron se zvogëlimi i numrit të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor do të mund të jetë si pasojë e kontrolleve të ashpërsuara kufitare.

Sipas të dhënave, numri i azilkërkuesve është përgjysmuar në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportin INA.

“Kërcënimet nga ana e Bashkimit Evropian për vendosje të sërishme të vizave sollën deri në përforcim të kontrolleve kufitare në vendet e Ballkanit Perëndimor, para së gjithash për romët, me çka mijëra njerëz janë ndaluar në vendkalime”, ka theksuar Aleksandra Stigelmejer.

Këto komente ai i ka bërë në një konference me titull “Iniciativa evropiane për stabilitet” në Bruksel.

Ndryshe, nga numri i madh i azilkërkuesve, vendet e Ballkanit perëndimor kanë rrezikuar rikthimin e regjimit të vizave. Madje në Bruksel dhe Strasburg ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i diplomatëve, që kërkojnë pezullimin e përkohshëm të vizave për vendet e Ballkanit